Pyetja:

Cilat janë llojet e teuhidit dhe cili është definicioni për çdonjërin?

***

Përgjigjja:

Teuhidi është tre llojesh: teuhidi er‐rububije, teuhidi el‐ilahije dhe teuhidi el‐esma ue sifat.
Teuhidi er‐rububije është veçimi i Allahut me krijim, me furnizim, me dhënien e jetës dhe
marrjen e saj, dhe me të gjitha llojet e zotërimit dhe kontrollimit të tërë asaj që ndodhet në qiej dhe në tokë. Gjithashtu, veçimi i Tij me gjykim, me shpallje, me dërgimin e pejgamberëve dhe me zbritjen e Librave. Allahu i lartësuar thotë:
Padyshim që i Tij është krijimi dhe sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve.” (Aʹraf:54)

Tewhidi ilahije (uluhije) është veçimi i Allahut me adhurim. Nuk duhet adhuruar diçka tjetër veç Tij, nuk duhet lutur dikë tjetër veç Tij, nuk duhet kërkuar ndihmë dhe mbrojtje vetëm se nga Ai, si dhe nuk duhet zotuar dhe therur (kurban) vetëm se për hir të Tij. Allahu i lartësuar thotë: “Thuaj (O Muhamed): Sigurisht që falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka asnjë shok e të barabartë, dhe për këtë jam urdhëruar dhe jam i pari që i nënshtrohem vullnetit të Tij, si musliman.” (Enam: 162163)

Dhe, teuhidi el‐esma we sifat është të cilësuarit dhe të thirrurit e Allahut, me atë me çfarë Ai e cilësoi dhe emërtoi Vetveten, apo e cilësoi dhe e emërtoi Atë i dërguari i Tij, në hadithet e vërteta. Ia pohojmë ato (emrat dhe cilësitë), duke mos bërë ngjasime a krahasime, si dhe pa i keqinterpretuar dhe pa i mohuar: “Sʹka gjë si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura: 11)

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetua:
Shejh Abdul Aziz bin Baz,
Shejh Abdu Rrezak el‐Afif,
Shejh Abdullah el‐Gudejan,
Shejh Abdullah el‐Gu‐ud.
Fetwaja me numër 9772, faqe 55, vëllimi 1 i Fetuave të Komisionit të Përhershëm.

Përktheu: Blerim Krasniqi