Shejh Albani përgjigjet:

Në hadithin që flet rreth dhënies së selamit nuk përmendet shtesa “we magfiretehu”; d.m.th nëse dikush fillon me dhënien e selamit, ai e përfundon me barakatehu: Eselamu alejkum we Rahmetullahi we Barakatehu. Dhe hadithi që ka ardhur, apo më mirë të themi që është transmetuar thekson se herën e katërt, i katërti i tyre tha: Eselamu alejkum we Rahmetullahi we Barakatehu we makfiretehu, ky është transmetim i dobët. Ndërsa për kthimin e selamit me shtesën (we makfiretehu) kur selami jepet me we Barakatehu, atëherë kjo është e lejuar; p.sh nëse dikush thotë “Eselamu alejkum we Rahmetullahi we Barakatehu”, atëherë ne kësaj si përgjigje i shtojmë “We makfiretehu”

Kjo është në pajtueshmëri me Kuranin Fisnik ku thuhet:

“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu.”

Prandaj nëse përshendetësi jep selam duke thënë “Eselamu alejkum we Rahmetulllahi we Barakatehu’, ajeti që thotë “ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë” nuk shfuqizohet; urdhri i tij ende ekziston, e që ndiqet nga thënia “we makfiretehu”.

Kjo shtesë është përmendur edhe transmetimet e disa prej Sahabeve.

Pra ne kemi arritur në përfundim se shtesa e fjalës “we makfiretehu” në kthimin e selamit është e lejuar, ndërsa në dhënien e selamit nuk është e lejuar.”

Burimi: silsilat ul-hudaa wa nnoor – the series of guidance and light – tape no. 253