Pyetja:
Cili është dallimi mes frikës dhe mendimit të mirë për Allahun?
***
Përgjigja:
Muslimani e bashkon frikën dhe mendimin e mirë për Allahun.
Allahu thotë:
“Ata përpiqeshin për kryerjen e punëve të mira, na u luteshin duke shpresuar (në shpërblimin e Allahut) dhe duke u frikësuar (prej dënimit të Allahut), ishin respektues ndaj nesh.” (Enbija: 90)
Pra, muslimani bashkon apo qëndron mes frikës nga dënimi i Allahut dhe shpresës në shpërblimin dhe mëshirën e Allahut.
Muslimanit nuk i takon të kapet vetëm për frikën dhe ta anashkalojë shpresën në mëshirën e Allahut, sepse kështu veprojnë havarixhët (ekstremistët).
Gjithashtu, muslimanit nuk i takon të kapet vetëm për shpresën në Allahun dhe ta harrojë frikën nga dënimi i Allahut, sepse kështu veprojnë murxhiat.
Muslimanit i takon të kapet për frikën dhe shpresën, sepse kêshtu veprojnë Ehli Suneti dhe Xhemati; ata bashkojnë mes frikës dhe shpresës.
Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani