Pyetja:

Ai i cili nuk e fal namazin, a nënkupton se po i pason hapat e Iblisit?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Kuptimi i kësaj fraze nuk është i saktë për disa arsye:

  1. Kur Iblisi nuk iu bind duke mos i bërë sexhde Ademit, ai nuk po i bindej urdhrit të Ademit (paqja qoftë mbi të); përkundrazi ishte duke mos iu bindur urdhrit të Allahut xh.sh. Pra, ai nuk ishte më pak keqbërës se ai që nuk i bindet urdhrit të Allahut xh.sh. Prandaj ai u bë mosbesimtar (kafir), sepse nuk bëri sexhde.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Dhe kur engjëjve u thamë: “Bëni sexhde para Ademit”; kështu ata bënë sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi dhe u tregua mendjemadh dhe u bë nga jobesimtarët.” (Bekare: 34)

 

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:

“Të bësh sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, nëse bëhet si shkak i urdhrit të Allahut, është adhurim, sepse Allahu i Lartësuar ka të drejtë të sundojë si të dojë. Prandaj, kur Iblisi refuzoi ta bënte këtë, ai u bë një nga jobesimtarët.” (Tefsir Suretul Bekare, fq. 126)

2. Kur Iblisi nuk iu bind Allahut, xh.sh., kjo u shoqërua me kundërshtimin e urdhrit të Allahut, qoftë i lartësuar, dhe me arrogancë për t’iu bindur Atij. Pa dyshim, kjo është më e keqe dhe është më shumë në kundërshtim me nderimin e Allahut të Lartësuar, I cili është themeli i besimit.

Siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: (Allahu) tha: “Çfarë të pengoi të bësh sexhde kur të urdhërova?” (Shejtani) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Ti më krijove nga zjarri dhe e krijove atë nga balta.” (Allahu) tha: “Zbrit nga Xheneti, sepse nuk të takon të jesh mendjemadh në të. Pra dilni jashtë; Vërtet, ti je nga të poshtëruarit.” (A’raf: 12-13)

  1. Mosbindja e Iblisit është më e keqe, sepse argumenti kundër tij ishte më i madh. Ai pa fuqinë e Allahut xh.sh. dhe madhështinë e pushtetit të Tij, përkundër atyre që nuk e kanë parë dhe që nuk falen.

Ibn Kajjimi ka thënë:

“Ashpërsia e mosbesimit (kufri) që shpie në ashpërsinë e dënimit është për shkak të tri arsyeve…

E dyta prej të cilave është: shkuarja e qëllimshme në ekstreme, në kokëfortësi dhe devijim pavarësisht se janë të bindur, siç është mosbesimi i atyre që pranuan në zemrat e tyre se i Dërguari ishte i vërtetë për shkak të asaj që panë për shenjat e vërtetësisë së tij, por ata nuk besuan nga kokëfortësia dhe mëria, si populli i Themudit, populli i Faraonit dhe çifutët që e njohën të Dërguarin ashtu siç i njihnin djemtë e tyre, dhe mosbesimi i Ebu Xhehlit, Umejje ibn Ebi’s-Salt dhe të ngjashëm me ta.” [1]

Është e qartë nga ajo që përmendëm në përgjigje se kjo nuk është për të nënvlerësuar çështjen e mos faljes së namazit, sepse dëshmitë e Kuranit dhe Sunetit dhe konsensusi i sahabëve tregojnë se ai që nuk falet është jobesimtar, dhe se ai nuk ka hise nga Islami. Mirëpo, mosbesimi (kufri) është i niveleve të ndryshme, disa prej të cilave janë më serioze se të tjerat, ashtu siç disa lloje të së keqes janë më pak të rënda se të tjerat.

Allahu e di më së miri.

islamqa.com

——————————

[1] Tarikul Hixhretejn, 2/895