Pyetja:

Cili është detyrimi i parë mbi krijimin?

***

Përgjigjja:

Detyrimi i parë mbi krijimin është gjëja e parë në të cilën thirren ata. Allahu i Madhëruar e shpjegoi qartë kur tha:

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat: 56)

Pejgamberi ﷺ ia shpjegoi Muadh Ibn Xhebelit kur e dërgoi atë për në Jemen, dhe i tha: “Vërtet ti po shkon tek njerëzit e Librit, kështu që gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh është të dëshmojnë që s’ka të adhuruar (me meritë) përveç Allahut, dhe që Muhamedi është i dërguari i Allahut…” [1]
Pra, ky është detyrimi i parë mbi robin (e Allahut), që ai ta veçojë Allahun (në adhurim) dhe të dëshmojë për të dërguarin e Tij ﷺ i cili erdhi me Porosinë (e Islamit). Dhe, me anë të veçimit të Allahut dhe dëshmimit të të dërguarit të Tij, njeriu realizon dëlirësinë e qëllimit dhe ngjitjen (për mësimet e të dërguarit), të dyja nga të cilat janë kushte për pranimin e të gjitha formave të adhurimit.

Kështu, ky është detyrimi i parë mbi robin (e Allahut), që ai ta veçojë Allahun (në
adhurim) dhe të dëshmojë për të gjithë të dërguarit e Tij, të cilët erdhën me porosinë e
njëjtë. Pra, dëshmimi që s’ka të adhuruar (me meritë) përveç Allahut, përfshin teuhidin (të veçosh Allahun në adhurim) në tërësinë e vet.

Fikh el-Ibadat, pyetja 4, faqe 18

——————–

[1] (Buhariu dhe Muslimi)