Pyetje: Cili është gjykimi i urimit për ardhjen e muajit të begatë të Ramazanit?
Pergjigja: Ramazani është një muaj i madhërishëm dhe i begatë me të cilin gëzohen muslimanët. Profeti – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të – dhe shokët e tij gëzoheshin me ardhjen e tij.
Profeti – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të – i përgëzonte shokët e tij me ardhjen e tij. Pra, kur muslimanët gëzohen me të (me ardhjen e tij), e urojnë dhe e përgëzojnë njëri-tjetrin për këtë gjë (për ardhjen e muajit të Ramazanit).
Nuk ka gjë të keqe në të (që të urohet), ashtu siç kanë vepruar Selefët e devotshëm, sepse vërtetë ai është një muaj i madhërishëm dhe i begatë. Ne gëzohemi me të, sepse në të ka falje mëkatesh dhe shlyerje gabimesh, si dhe garim për në mirësi dhe vepra të tjera të mira. Po.
Shejh Bin Bazi
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/4784/حكم-التهنىة-بقدوم-رمضان
Përktheu: Bilal Bilali




