Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Cili është gjykimi i veshjes së rrobave të caktuara me rast ngushëllimi, si p.sh. veshja e rrobave të zeza nga ana e grave?

Ai u përgjigj: Veshja e rrobave të caktuara me rast ngushëllimi konsiderohet prej shpikjeve në fe –mesa dimë-, sepse me një veprim të tillë njeriu mund të tregojë (shfaq) hidhërim ndaj kaderit të Allahut të Lartësuar, edhe pse disa njerëz mendojnë se një gjë e tillë nuk përbën problem. Porse derisa të parët tanë të mirë nuk e kanë bërë një gjë të tillë -e kjo shfaq diçka prej hidhërimit- nuk ka dyshim se lënia e saj  është më parësore, sepse njeriu kur e vesh atë ndodh (rrezikon) që të jetë më afër mëkatit.

Mexhmu’u fetâva we rasâil (17/410)

Po ashtu, ai, (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Veshja e rrobeve të zeza si pikëllim për të vdekurin konsiderohet prej shpikjeve në fe dhe shfaqje mërzie. Kjo përngjason me grisjen e rrobave dhe goditjen e fytyrës nga të cilat Profeti ﷺ është distancuar nga ai që i vepron, duke thënë: “Nuk është prej nesh ai që grisë rrobat, godet fytyrën dhe lutet me lutjet e kohës së injorancës”.

Mexhmu'u fetava we rasâil (17/414)
https://t.me/MuhamedUthejmin