Pyetja:

Leximi i Kuranit në gjuhën arabe dhe leximi i tij në gjuhën që e kupton lexuesi (në rastin kur lexuesi nuk kupton gjuhën arabe – gjuhën e Kuranit), d.m.th. leximi i përkthimit. Cili nga këto dy lexime është më i preferuar, kur kemi parasysh se Kurani është një libër udhëzimi, së cilës duhet t’i përmbahemi?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Leximi i Kuranit është një adhurim, për vlerën e të cilit ka një numër të konsiderueshëm të haditheve nga Profeti ndër to është edhe hadithi:

Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani) ka një shpërblim për atë dhe ky shpërblim arrin dhjetëfishin. Nuk them: Elif, Lam, Mim se është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.” [1]

Njashtu edhe leximi i domethënieve të Kuranit, sikurse për ata që nuk dinë gjuhën arabe, të lexojnë përkthimin, ose të lexojnë komentin e Kuranit dhe të thellohen në atë se me çfarë komunikon Zoti Madhërishëm me krijesat e Tij, është një adhurim i veçantë për të cilën na urdhëron Allahu i Madhëruar. Ai në Kuranin fisnik, thotë:

A nuk thellohen në domethëniet e Kuranit (nuk përsiatin) ata! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa: 82)

Pastaj thotë:

Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!”
(Muhamed: 24)

Dhe thotë:

Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), që ti studiojnë ajetet( vargjet) e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sad, 29).

Prandaj të dy veprimet; leximi arabisht dhe leximi i domethënieve të Kuranit, duhet të jetë praktikë e besimtarit. Nuk do të ishte e drejtë që muslimani ta favorizojë njërën në llogari tjetrës dhe kështu ta lë anash atë adhurim.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

——————

[1] Tirmidhiu