Përgjigja:
Dijetari Salih El-Usajm, Allahu e ruajtë, thotë:
Disa dijetarë hanefij kanë theksuar se nisja e një vepre të ndaluar duke shqiptuar “Bismilahirrahmanirrahim” llogaritet kufër, përkitazi me rregullin në këtë temë që flet për rigorozitetin ndaj talljes me përmendjen e Allahut të Madhërishëm.
E vërteta është se nuk bëhet kufër nëse ajo vetëm shprehet ashtu, me përjashtim të rastit kur synohet tallja apo fyerja (e Emrit të Allahut), apo diçka e ngjashme që aludon në kufrin e tij. Mirëpo, nëse e thotë në fillim të ndonjë vepre të ndaluar pa pasur për qëllim talljen, me këtë nuk bën kufër.
Si shembull, nëse dëshiron të pijë alkool dhe thotë: “Bismilahirrahmanirrahim”. Pirja e alkoolit është haram, dhe harami nuk niset me përmendjen e Allahut, sepse kjo bie ndesh me urdhrin e Tij.
Sh. Salih El-Usajm
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
Burimi: albislam.com




