Mëkati i Iblisit
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë jobesimtar.
(El-Bekare : 34)
Katade ka thënë: “Armiku i Allahut, Iblisi, e pati zili Ademin -alejhis-selam- për dhuratën me të cilën Allahu e kishte begatuar. Ai tha se ishte krijuar nga zjarri ndërsa Ademi nga balta. Thelbi i mëkateve është mendjemadhësia. Armiku i Allahut ishte plot mendjemadhësi për të rënë në sexhde përpara Ademit.”
Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk do të hyjë në xhenet ai që ka në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë mendjemadhësie.”
Transmeton Muslimi (91) dhe Tirmidhi (1999).
Iblisi posedonte mendjemadhësi dhe kokëfortësi, të cilat e bënë të dëbohej dhe të largohej nga mëshira dhe nderi.
____
Hadihti i plotë:
Abdullah ibn Mesudi -radijAllahu anhu- rrëfeu se i profeti ﷺ ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që ka në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë mendjemadhësie.”
Një burrë tha: “Po nëse dikush dëshiron që rrobat dhe sandalet t’i ketë të bukura?”
Ai ﷺ tha: “Me të vërtetë që Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”
Transmeton Muslimi (91) dhe Tirmidhi (1999).
Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (1/106-107)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com




