Pyetje: A është më e mira që njeriu ta adhurojë Zotin e tij me qëllim hyrjen në Xhenet apo për të fituar kënaqësinë e Allahut?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Arritja e kënaqësisë së Allahut dhe hyrja në Xhenet janë dy gjëra të pandara. Nëse arrihet hyrja në Xhenet arrihet dhe kënaqësia e Allahut.
Allahu i Lartësuar e përshkruan Profetin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij në fjalën e Tij (duke thënë): “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.” El-Fet’h, 29
Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar me qëllim që të arrijnë (fitojnë) këtë shkallë (gradë): mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.
“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme




