Pyetja:
Çka ndodh nëse betohemi në Zot dhe gënjejmë?
***
Përgjigjja:
Nëse me betimin tuaj keni për qëllim të lidhni ndonjë besatim dhe më pas nuk e zbatoni atë gjë, për të cilën jeni besatuar, atëherë duhet të
1. Ushqeni dhjetë të varfërve;
2. Ose veshmbathni dhjetë të varfërve;
3. Ose ta lironi një rob.
Ai që nuk mundet të plotësojë ndonjë prej këtyre tri pikave siç është rasti i të varfërit, ai agjëron tri ditë.
E nëse betimi është vetëm duke llapsur dhe nuk keni për qëllim të lidhni diç me të, edhe pse nuk është cilësi e mirë të bëhet shprehi e gjuhës, nuk ka ndonjë shpagim. Allahu në Kuran thotë:
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës. (Maide: 89)
Muhamed Dërmaku