Pyetja:

A duhet që ta çojë ujin deri në fyt gjatë abdesit?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibn Uthejmin, ka thënë: “Nga sunetet e abdesit është që të tejçohet uji gjatë shpëlarjes së gojës dhe të hundës. Ky tejçim në shpëlarje është që të lëvizësh ujin forcërisht dhe ta bësh atë që të mbërrijë në tërë gojën.”

Ibn Kudame ka thënë: ”Shpëlarje e gojës është endja e ujit në gojë. Shpëlarje e hundës është thithja e ujit deri në thellësi të hundës, pastaj nxjerrja e ujit prej hundës. Por, nuk është e obligueshme që të endet ujit në tërë gojën apo të arrijë uji në thellësi të hundës, por ky tejçim është i pëlqyeshëm për atë që s’është agjërueshëm”. [2]
Shejh ibn Uthejmin tha: ”Mjafton sa i përket obligimit që të endet pak uji në gojë”. [3]

——————————–

[1] Sherh el-Mumti 1/171

[2] Mugni 1/89

[3] Sherh el-Mumti 1/172