Pyetja:
Cili është dallimi mes Kuranit dhe haditheve kudsij? Cili është dallimi mes një hadithi kudsij dhe hadithit të të Dërguarit të Allahut ﷺ?
***
Përgjigjja:
Hadithi kudsij është ai, që Pejgamberi ﷺ e ka transmetuar nga Allahu me fjalët e Allahut dhe me domethënie nga Ai. Tjetër veç hadithit kudsij është ajo, domethënia e së cilës është shpallje nga Allahu ndërsa fjalët janë të të Dërguarit ﷺ, mu siç ka thënë Allahu:
“Ai nuk flet me hamendje, por është një shpallje që i shpallet.” (Nexhm: 3)
Ka disa dallime mes Kur’anit dhe hadithit kudsij.
Së pari: Kurani është një mrekulli, kurse hadithi kudsij s’është mrekulli në formulimin e vet.
Së dyti: recitimi i Kuranit është formë adhurimi, kurse leximi i hadithit kudsij nuk përbën adhurim.
Së treti: Kurani është meteuatir [1], kurse për një hadith kudsij s’është e domosdoshme të jetë muteuatir.
Së katërti: Kur’ani s’bën ta prekë askush, përveç atij që është në gjendje të pastër, kurse të prekësh një hadith kudsij në gjendje papastërtie nuk prish punë.
Shejh Dr. Salih el-Feuzan
—————————–
[1] Gradë e besueshmërisë së një transmetimi; i vijueshëm; qe transmetohet nga një numër aq i madh njerëzish, saqë nuk pritet që të gjithë ata të bien në ujdi rreth një gënjeshtre.