Pyetje: A lejohet që të japim zekatin në shoqatat e bamirësisë?

Përgjigjja: Nëse përgjegjësit e tyre janë të besueshëm dhe zekatin e shpërndajnë tek persona të cilët i plotësojnë kushtet për të përfituar nga pasuria e zekatit, atherë nuk ka ndonjë të keqe me ua dhënë zekatin shoqatave të këtilla, duke u nisur nga parimi i ndihmesës në punë të mira dhe të dobishme.

Allahu e di me së miri.

Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë).