Dhikri dhe duaja pas abdesit
Është e pëlqyeshme pas abdesit thënia:
“أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له, وأشهد أن محمدًا عبده ورسوله. اللهم اجعلني من التوابين واجعلني من المتطهرين”.
(Esh’hedu en la ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluh. Allahumme ixh’alni minet-teuuabine ue ixh’alni minel mutetahhirin).
“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O Allah! Më bëj mua prej të penduarve dhe më bëj prej të pastërve!”
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdokush i cili merr abdes dhe e përmbush atë, pastaj thotë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij”, atij do t’i hapen të tetë dyert e Xhenetit, hyn nga cila të dojë” [Muslimi]. Tirmidhiu në transmetimin e tij ka shtuar: “O Allah! Më bëj mua prej të penduarve dhe më bëj prej të pastërve!”.
Apo thotë:
سبحانك اللهم وبحمدك, أشهد أن لا إله إلا أنت, أستغفرك وأتوب إليك.
(Sub’haneke-llahumme ue bihamdik, esh’hedu en la ilahe il-la ent, estagfiruke ue etubu ilejk).
“I pa të meta je o Allah! Ty të takon falënderimi dhe lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Të kërkoj falje dhe pendohem tek Ty!”
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush merr abdes dhe thotë: “I pa të meta je o Allah! Ty të takon falënderimi dhe lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Të kërkoj falje dhe pendohem tek Ty!” shkruhet në një fletë të bardhë që vuloset dhe nuk hapet deri Ditën e Kijametit” [e saktësoi Albani].
Lidhja mes dhikrit e duasë dhe abdesit është se: meqenëse abdesi është pastërti e jashtme është e përshtatshme përmendja e pastërtisë së brendshme me teuhid dhe pendim, të cilat janë pastrimet më të mëdha. E nëse bashkohen të dyja pastërtitë, pastërtia e jashtme me abdesin dhe pastërtia e brendshme me teuhidin dhe pendimin, është i gatshëm t’i afrohet Allahut, të qëndrojë para Tij dhe t’i flasë Atij në namaz.
Përmbledhja e Fikhut, shejh Feuzani, 1/37.
Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh




