Përgigja:

Jo, nuk bën, sepse është mashtrim dhe gënjeshtër.
Madje kjo është prej mëkateve të mëdha.

Hadithe të Pejgamberit (alejhi selatu ue selam)
  • 1.“A t’ju njoftoj për më të madhin nga të gjitha mëkatet e mëdha?” Thamë: “Pse jo, o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “T’i bësh shirk Allahut dhe sjellja e keqe ndaj prindërve.” Ai po rrinte i mbështetur dhe më pas u ul dhe tha: “Në të vërtetë është dhe fjala e rreme, dëshmia e rreme.” Ai nuk ndaloi se përsërituri derisa thamë në vete: ah sikur të ndalonte.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
  • 2.“Ai që na mashtron nuk është prej nesh…” (E transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre)

Nënshkrimi është dëshmi, nënshkruesi dëshmon se ajo që po nënshkruan është e vërtetë, ndërkohë që, nëse gënjen, dëshmon të kundërtën.
Për këtë arsye, duke u bazuar në këto dy hadithe, kjo vepër është mëkat i madh.

/Përgjigje nga Hoxha Zeki Çerkizi/