Pyetja:

Njëri prej nxënësve të dijes thotë se fjala e Allahut në Kuran “…e kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu, ata janë qafir (mohues).” (Maideh: 44) është për qëllim kufër i qartë (i cili të nxjerr nga feja) dhe se Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka kundërshtuar këtë qartësi të ajetit duke thënë: “se në ajet është për qëllim kufri që s’të nxjerr nga feja”, këto gjithashtu janë edhe fjalë të Ataut, Tavusit etj., Allahu i mëshiroftë, kërkojmë një sqarim?!

***

Përgjigjja:

O vëllezërit e mi, çuditem me personin që dëshiron të thotë se: “Ibn Abbasi, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nuk e ka kuptuar e unë e kam kuptuar.” Kjo është prej injorancës dhe paragjykimit ndaj sahabëve, komentuesi i Kuranit (pra Ibn Abbasi) nuk e paska kuptuar e ky pyetësi e paska kuptuar?! Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka cekur se kush gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu ndahet në dy pjesë: Ai i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe i jep përparësi para ligjit të Allahut dhe është i kënaqur me atë gjykim ose thotë se është i njëjtë me ligjin e Allahut…mirëpo nëse ndokush gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu për shkak të ndonjë epshi apo dëshire, me pavazhdimësi dhe duke mos qenë i kënaqur me të, kjo është kufër nër kufër (kufër i vogël që nuk të nxjerr nga feja).

Myftiu i Arabisë Saudite, AbdulAziz Al esh-Shejh