Pyetja:
Dispozita e blerjes së aksioneve të kompanive dhe bankave që merren me kamatë
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahun, i Cili është i vetëm, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë
Pejgamberit tonë, Muhammedit ﷺ.
Këshilli i Akademisë Islamike të Fikhut, i cili vepron në kuadër të Ligës së Botës Islame, në
sesionin e katërmbëdhjetë, të mbajtur në Meke, me datën 21/01/1995, shqyrtoi këtë temë dhe mori vendimin që vijon:
1. Meqenëse shitblerja konsiderohet e lejuar në parim, atëherë edhe formimi i shoqërive
aksionare për qëllime dhe aktivitete të lejuara konsiderohet i lejuar sheriatikisht.
2. Nuk ka mospajtime mes dijetarëve lidhur me ndalimin e pjesëmarrjes në aksione të
kompanive qëllimi esencial i të cilave është harami, siç janë ato që veprojnë me kamatë,
prodhojnë apo tregtojnë gjëra të ndaluara.
3. Nuk i lejohet një muslimani blerja e aksioneve të kompanive apo bankave të cilat në disa
transaksione të tyre punojnë me kamatë, nëse ai është në dijeni për këtë.
4. Nëse një person ka blerë aksione duke mos qenë në dijeni se ajo kompani bën
transaksione me kamatë, pastaj më vonë është vënë në dijeni për atë, atëherë e ka
obligim që të tërhiqet nga blerja e tyre.
Ndalesa për këtë është e qartë, sepse kanë ardhur argumente nga Kurani dhe Suneti që e
ndalojnë kamatën. Po ashtu, blerja e aksioneve të kompanive që kanë transaksione me
kamatë, duke qenë blerësi në dijeni për këtë, nënkupton se është pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e tij në kamatë. Sepse aksioni paraqet një pjesë të shpërndarë të kapitalit të kompanisë, që tregon se aksionari e posedon një pjesë të atij kapitali. Andaj çdo kredi që kompania e merr apo e jep me interes, aksionari e posedon një hise të saj, sepse kompania vepron në bazë të autorizimeve të aksionarëve, kurse autorizimi për punë të ndaluara është i ndaluar.
Përktheu: Jeton Bozhlani