Pyetje: Disa gra tolerojnë shumë në ekspozimin e pjesëve të tyre intime. Ato vizitojnë mjekun mashkull kur ka një mjeke femër, sidomos kur është fjala për gjinekologji dhe sëmundje femrash. Gjithashtu, ka gra që kërkojnë nga gra të tjera që t’u bëjnë depilim në raste dasmash dhe sidomos në pjesët intime. Kjo natyrisht kërkon që pjesë të mëdha të pjesëve intime të ekspozohen. A lejojnë këto arsye diçka të tillë pavarësisht nëse ka të bëjë me burrat apo gratë?

Përgjigje: Nëse gruaja ka nevojë që të ekspozojë pjesët intime gjatë lindjes kjo ngjason me domosdoshmëri, dhe për këtë arsye kjo është në rregull.

Ndërsa, vërtetë ajo nuk ka nevojë të zbukurohet duke bërë depilim. Sepse nëse ajo ka bërë depilim më herët pa patur nevojë që dikush tjetër t’ia bëjë depilimin, atëherë as tash nuk ka nevojë për dikë tjetër. Kam dëgjuar se disa floktare ua heqin grave qimet e fytyrës për raste dasmash. Ato heqin qimet nga fytyra, edhe nëse ato qime nuk vërehen as me dylbi. Kjo nuk është e lejuar. Heqja e qimeve nga fytyra – نمص – është e ndaluar dhe është një nga mëkatet e mëdha.

Me fjalë të tjera, është në rregull për të ekspozuar pjesët intime kur është e nevojshme dhe jo ndryshe.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 A)
www.perlatmuslimane.com