Pyetja:
Emrat Sara, Adhurim, Endrit a janë emra musliman?
***
Përgjigjja:
Sara është emri i bashkëshortes së Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi të), dhe është emër fetar islam. Sa i përket emrit Adhurim, nëse prindi ka për qëllim ta emërtoj fëmijën e tij me këtë emër me qëllim që ta adhurojë Allahun, lejohet. E nëse diç tjetër (ta adhurojnë) përpos Allahut nuk lejohet. Kurse emri Endrit është emër shqiptar, nuk kundërshtohet me mësimet e Sheriatit.
Muhamed Dërmaku