Pyetja:

Gjithçka po më shkon mbrapsht në jetën time dhe punën që e bëj, andaj ju lutem më këshilloni. Prandaj edhe vendosa që të shkoj tek një ‘hoxhonicë’. Ajo më ka thënë që të pastrohem me ujë (në atë ujë kam vendosur një letër të shkruar arabisht që ma ka dhënë ajo), dhe më ka thënë që 11 ditë të pastrohem me atë ujë e pastaj ta djegë atë letër që të bëhet pluhur, e ta mbaj atë pluhur që askush të mos më bëj mua pluhur d.m.th. të mos më bëj sehir, ama unë nuk e di si të veproj. Çfarë më këshilloni? Dhe, më ktheni përgjigjen sa më shpejt se jam në hall të madh.

***

Përgjigjja:

Ndërpritni menjëherë atë që ua ka thënë “hoxhonica”, dhe nëse ndiheni se keni mësysh, magji apo prekje të xhindeve, atëherë drejtohuni tek ndonjë hoxhë që merret me shërimin e këtyre sëmundjeve me Kuran dhe me sunet e jo me hajmali.

Allahu ju shëroftë dhe ju forcoftë në të Vërtetën! Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku