Pyetje:  Gruaja ime është autike por më xhelozon shumë, nuk kemi fëmijë por jemi të kënaqur dhe e duam njëri- tjetrin, vetëm një këshillë  për xhelozinë?

Përgjigje: Xhelozia është një tregues i dashurisë dhe kujdesit ndaj martesës, por në momentin kur i kalon kufijtë atëherë bëhet armiqësor i martesës.

Një dozë e caktuar e xhelozisë është e pranuar,  tjetra është gjedja e gruas, ajo qenka autike dhe duhet pasur parasysh gjendjen e saj  meqë ke pranuar të ndash jetën me të, duhet edhe të kuptosh gjendjen e brendshme të saj, problemet autike  të saja.  Andaj sa më tepër mundohesh me mirëkuptu,  më lehtë edhe ti do ta kalosh këtë si gjendje. Ajo çka mund të them dhe bëhu i bindur se edhe pse prej gjendjes autike të saj, ajo e ka gjetur vetën shumë mirë dhe rehatshëm me ty dhe nga sigurisht mundohet për të ruajtur ty. Andaj kuptoje që je person shumë i shtrenjtë, i rëndësishëm dhe me vlerë për të, kjo duhet të bëj ty që të tregosh më shumë durim dhe sakreficë për të, për botën e saj.

Gruas i themi të ketë frikë Zotin e Madhëruar, ngase çdo teprim sjellë mëkatim. Me këtë xhelozi të tepruar ndaj burrit tënd, duke tentuar ta ruash burrin do ta humbasësh. Ngase presioni dhe xhelozia mund të mos jenë më të përballueshme për burrin dhe ai s’e bartë më këtë. Xhelozinë duhet normalizuar duke u larguar prej imagjinatës së tepruar dhe prej vesveseve.
Bëni dua tek Allahu që të kaloni këtë gjendje.

Hoxhë Enis Rama