Pyetja:

Jam i shtruar në spital, a lejohet t’i bashkoj namazet?

***

Përgjigjja:

I shtruari në spital apo i sëmuri kudo qoftë ai pa dyshim ka vështirësi dhe nëse i sëmuri është në gjendje të rëndë shëndetësore saqë mezi falet, në këtë rast atij i lejohet t’i bashkoj namazet, por posa t’i përmirësohet gjendja dhe t’i kthehet normalitetit, atëherë ai i fal pesë namazet të ndara nga njëra tjetra dhe në kohën e tyre.
Të sëmurët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore u lejohet të falen ulur apo edhe shtrirë (në krahë apo me këmbë të kthyer kah kibla).

Hoxhë Zejd Haziri