Pyetja:

A lejohet blerja e një sendi hallall në një dyqan ku shiten edhe gjëra haram?

***

Përgjigjja:

Përderisa i blen vetëm produktet hallall dhe jo ato që janë haram, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë fetare për këtë. Në dyqanet ushqimore apo në supermarketet e sotme, thuajse është bërë e pamundur të mos gjesh gjëra haram pos atyre hallall dhe meqë këto ushqime janë esenciale për jetën tonë, atëherë është e vështirë për ne të mos blejmë në ato vende. Por nëse ka vende ku shiten vetëm gjërat hallall, atëherë është e udhës që muslimanët të blejnë vetëm te ta.

Hoxhë Zejd Haziri