Së pari: Askush nuk mund ta mohojë se JOGA në origjinë rrjedh nga një religjion pagan Hindu dhe më pas Budist.

JOGA është një emërtim në filozofinë hinduiste që tregon tërësinë e teknikave trupore apo mendore të cilat lejojnë bashkimin e trupitmendjes dhe shpirtit me Zotin siç e quajnë ata  (Paramatman). Kushdo që ndjek ushtrimin e jogës quhet jogi apo jogin (gratë quhen jogini).

Në librin “Joga dhe frymëmarrja” fq 19 thuhet: Në gjuhën Hinduiste të shenjtë JOGA nënkupton lidhjen me Zotin, pra bashkimin e trupitmendjes dhe shpirtit me Zotin.

Cfarë është JOGA? Eshtë lidhje, bashkim mes shpirtit dhe trupit. Ajo përmban ushtrime të ndryshme dhe më i njohuri është ai që njihet me emrin SURIA NAMASKAR që në gjuhën e tyre nënkupton: Përuljen para diellit përmes tetë gjymtyrëve.

Ata thonë: Pëlqehet për atë që praktikon JOGA-n që të jetë i zhveshur nga rrobat, sidomos kraharorin dhe kofshët e këmbët.

Gjithashtu thonë: Duhet të drejtohet nga dielli me trupin e tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Pa lënë mënjanë dhe disa fjalë që duhet të thuhen në momentin e kryerjes së ushtrimeve dhe me zë të lartë. Vlen të përmendim se nga lutjet që praktikohen janë dhe emrat e diellit, të cilat duhet t’i përmendë ai që kryen Joga-n.

Disa që praktikojnë ushtrimet e JOGA-s  janë shprehur se ngrihen në orën 3:30 të mëngjesit dhe qëndrojnë në joga dhe thonë lutjet përkatëse të saj, deri në orën 6:20 të mëngjesit. Çdo ditë qëndrojnë afërsisht tri orë në ushtrimet e JOGA-s dhe pretendojnë se sa më shumë të qëndrosh aq më e madhe do të jetë edhe dobia e JOGA-s. “Joga në vështrimin shkencor kritik” fq. 13

Së dyti: Çfarë gjykimi ka Islami për praktikimin e JOGA-s?

E thënë qartë dhe prerë: Nuk i lejohet një Muslimani që të praktikojë JOGA-n në asnjë lloj rrethane, qoftë në aspektin e besimit, ndjekjes (të të tjerëve) apo me pretendimin e dobive që mund të gjenden në të. Këtë e themi nisur nga arsyet që u përmendën pak më lart dhe që aludojnë në këto pika:

  • Fakti që ajo cënon në mënyrë direkte akiden (besimin) e pastër, sepse në atë gjendje njeriu i bën ortak Zotit dhe drejtohet tek dikush tjetër pos Tij. Sepse siç thamë më lart, tek ushtrimet përfshihet dhe përulja para diellit dhe përmendja e emrave të tij (diellit).

Allahu i Lartësuar thotë: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Vetëm Atij i lutem dhe vetëm tek Ai kthehem”.  [Ra’d: 36].

Me të vërtetë të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: ‘Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit’”. [Zumer: 65].

  • Është përngjasim me idhujtarët dhe paganët, ndërkohë i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Kush mundohet t’i përngjasojë një populli, ai konsiderohet prej tyre.” [E përcjell Ebu Daudi dhe Taberaniu nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
  • Ushtrimet e JOGA-s i dëmtojnë shumicën e njerëzve dhe e çojnë në përfundime dhe rreziqe shëndetin e tyre. Disa mënyra që përdoren në Joga, janë vetëm ulje (qëndrime) të pakuptimta, apati dhe shastisje. Edhe kjo dëmton gjendjen shpirtërore dhe trupore, ndërkohë që Profeti (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Nuk është e lejuar që njeriu të dëmtojë veten apo të dëmtojë të tjerët.” [E përcjell Ahmedi dhe ibn Maxheh, nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
  • Janë ushtrime që vetëm i humbin kohën njeriut dhe nuk i sjellin veçse lëndim dhe shkatërrim në këtë botë, si dhe mjerim dhe dëshpërim në botën tjetër. I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Nuk kanë për të lëvizur nga vendi këmbët e birit të Ademit (ditën e gjykimit) derisa të pyetet për katër gjëra: “Për jetën, se ku e ka çuar.” [Tirmidhiu].
  • Joga është propogandë e turpshme për të ngjasuar me kafshët dhe për të nënçmuar krijesën njerëzore. Aty përdoret lakuriqësia, mbështetja në katër gjymtyrë (si kafshët) në shumicën e ushtrimeve që quhen SURIA NAMASKAR.
  • Shumë nga ata që përdorin ushtrimet e Joga-s – sidomos format e përsiatjes (meditimit) – kanë rënë pre e lëndëve narkotike dhe janë bërë të varur pas këtyre lëndëve.
  • Joga është e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime dhe ata që e reklamojnë përdorin lloj-lloj mënyrash për t’i mashtruar njerëzit, duke kthyer përmbys realitetet dhe faktet. Këtë e bëjnë për të mashtruar njerëzit e painformuar dhe sidomos ata që kanë besim të dobët.
  • Shumë prej atyre që ua mësojnë të tjerëve JOGA-n, apo disa organizata të panjohura e të devijuara, u shfaqen disa gjëra që ata i quajnë mrekulli, me qëllim që t’i mashtrojnë njerëzit. Por realisht ata përdorin shejtanët dhe xhindët, siç ndodh edhe tek magjistarët dhe fallxhorët. Kjo është e ndaluar rreptësisht në fenë tonë.
  • Shumica e këshillave që japin maestrot e Joga-s janë këshilla të dëmshme që e lëndojnë njeriun. Këtu mund të përmendim:

a- Lakuriqësia: E cila shkaton probleme, dëme dhe sëmundje trupore, mendore dhe shoqërore.

b- Ekspozimin e trupit ndaj diellit dhe dëmet e këtij ekspozimi janë të dukshme, sidomos kur trupi ekspozohet gjatë në diell.

c- Përqëndrimi i shikimit tek sfera diellore dhe dëmet e këtij veprimi (për syrin) dihen.

d- Nxitja e përdorimit dhe konsumimit bimor, gjë për të cilën nuk ka asnjë argument të zbritur nga Zoti i Lartësuar. [Për më tepër shih “Joga në vështrimin shkencor kritik” fq. 84-86].

Bazuar në këto fakte që përmendëm dhe të tjera, dalim në përfundimin se ushtrimet e JOGA-s janë të ndaluara me të gjitha mënyrat dhe format e saj. Allahu e di më së miri.

Përmblodhi Fatjon Isufi/https://udhaebesimtareve.com/