PYETJA:
I nderuari hoxhë! Është e njohur se sutra e imamit njëherësh është edhe sutra e muktediut (pra e falësit) të cilët falen pas imamit. Mirëpo, kur imami jep selam, disa ngrihen për të falur atë që u ka ikur prej namazit, atëherë sutra e imamit a është edhe më tej sutra e tyre apo duhet të vendosin sutër të rе?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Kur imami jep selam, atëherë atij që i ka kaluar diçka prej namazit ngrihet për t’u falur, në të vërtetë, ky trajtohet sikurse ai që falet i vetëm (munferid). Është obligim që të ndalohet secili që përpiqet të kalojë përpara tij për shkak të urdhrit të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Ajo që disa falës nuk i ndalojnë të tjerët të kalojnë para tyre, kjo ndodh për shkak të mosnjohjes së dispozitave apo për shkak se mendojnë se ende janë muktedij. Mirëpo, pasi që të ngrihen për t’u falur, ata duhet ta ndalojnë secilin që përpiqet që të kalojë para tyre.
Shejh ibën Uthejmini




