PYETJA:
I nderuari hoxhë! Cili është qëndrimi i varrimit të të vdekurve nëpër xhamia?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Varrimi i të vdekurve nëpër xhamia është një vepër të cilën e ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), ashtu siç e ka ndaluar që varret të merren për vende faljeje.
Derisa ishte në shtratin e vdekjes, i Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ia tërhoqi vërejtjen umetit të tij, duke pohuar se kjo është vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve, sepse kjo është mënyrë që njerëzit nëpërmjet të vdekurve nëpër varre t’i bëjnë shirk Allahut xh.sh. Njerëzit mund të fillojnë të besojnë se të vdekurit që janë varrosur nëpër xhamia, mund t’i ndihmojnë apo t’u bëjnë dëm, ose t’i kenë disa cilësi për të cilat duhet t’u afrohemi me adhurime, përveç Zotit (subhanehu ve te’ala). Kërkojmë mbrojtjen e Allahut (subhanehu ve te’ala) prej kësaj! Secili musliman e ka për obligim që të ruhet prej kë saj dukurie. Muslimanët e kanë rreptësisht të ndaluar që të ndërtojnë varre nëpër xhamia. Mesxhidet duhet të ndërtohen në themelet e teuhidit të pastër dhe të besimit të drejtë. Allahu i Lartësuar thotë: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El-Xhinn: 18)
Xhamitë duhet të ndërtohen për hir të Allahut xh.sh. dhe duhet të jenë të pastra prej çfarëdo lloj të shirkut. Ngase adhurim i bëjmë ve tëm Allahut të Lartësuar.
Shejh ibën Uthejmini – Përmbledhje e fetvave, 2/234




