Pyetje: Kur fillon koha e namazit të duhasë, kur përfundon dhe sa rekate ka ai?
Përgjigje: Koha e këtij namazi fillon afërsisht një çerek ore pas lindjes së diellit dhe përfundon kur dielli të jetë në zenit. Më së paku falen 2 rekate, dhe më së shumti 8 rekate. Pas çdo dy rekateve bëhet teslim(jepet selam).
Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan

 

Pyetje: Kur fillon dhe kur përfundon koha e namazit të duhasë?
Përgjigje: Koha e namazit të duhasë fillon rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe përfundon pak para se ta arrijë dielli zenitin, rreth dhjetë minuta para hyrjes së namazit të drekës.
(Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmi)

 

 https://www.perlatmuslimane.com/