Historia e bredhit

Për ata që nuk e dinë nga muslimanët dhe jomuslimanët!

Tradita e vendosjes së bredhit e ka zanafillën te zakonet e paganëve të cilët e vendosnin bredhin si simbol të frytshmërisë dhe fuqisë së jetës. Poashtu e kanë vendosur si bestytni për t’i larguar djajtë, kështu e kanë pasur bindjen. Shtesë kësaj me vendosjen e bredhit të gjelbërt i kanë dhënë optimizëm vetes që të del sa më shpejtë pranvera. Nuk ka lidhje as me fenë krishtere e lëre më me fenë Islame.
Çdo musliman që vendosë bredh, le ta dijë se është duke ndjekur një zakon pagan.

Pasojeni fenë tuaj, traditat tuaja e mos i pasoni qorrazi të tjerët dhe zakone që as vetë s’i kuptoni sepse mund të përfundoni në diçka që s’e dëshironi as vetë, e lëreni më Zoti.
Shikojeni përmbajtjen e gjërave e mos lejoni të shkoni në çdo anë kah ”fryen era”.

O Allah mësoje dhe udhëzoje miletin!

Ardian Elezi