Pyetja:

Kur duhet ta përfundojë Itikafin personi në Itikaf? A bëhet kjo pas perëndimit të diellit në natën para Bajramit apo pas sabahut në ditën e Bajramit?

***

Përgjigjja:

Personi që është në Itikaf e përfundon itikafin kur të përfundojë Ramazani dhe ai përfundon me të perënduar të diellit në natën para Bajramit. Ai hyn në Itikaf në perëndimin e diellit para natës së 20-të të Ramazanit. Kjo është kështu meqë dhjetë netët e fundit të Ramazanit fillojnë nga perëndimi i diellit para natës së 20-të të Ramazanit dhe përfundojnë me perëndimin e diellit në natën para Bajramit.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 872, fetuaja nr. 859

Përktheu: Udha e Besimtarëve