Pyetja:

Kur është koha më e mirë që xhemati të lexojë suren El-Fatiha në namaz, atëherë kur imami është duke e kënduar suren El-Fatiha apo kur është duke lexuar një lexuar tjetër?!

***

Përgjigjja:

Më së mirë është që xhemati të lexojë suren El-Fatiha, atëherë kur imami ta ketë përfunduar leximin e kësaj sureje, ngase në këtë mënyrë bëhet e mundur që xhemati të dëgjojë këndimin e sures El-Fatiha në kohën kur imami e lexon atë.
Leximi i surës El-Fatiha në namaz është farz e shtyllë, sikurse edhe xhematliu e ka për obligim të dëgjoj dhe përcjell leximin që i bën imami kësaj sureje.
Në rast se xhematliu e lexon surën El-Fatiha, pikërisht në të njëjtën kohë kur imamin e lexon atë, atëherë ai e anashkalon një farz të namazit, e pastaj, -gjegjësisht pasi imami dhe xhemati të dy të kenë lexuar këtë sure sh.p.-, kur imami fillon të këndojë një sure tjetër pas El-Fatiha, atëherë xhematliu heshtë, -gjë që është dashur të heshtë tek këndimi i El-Fatihasë, e jo tek një sure tjetër, sh.p-, ngase siç e dimë leximi i ndonjë sureje pas El-Fatihasë është sunet, e jo farz.
Pra, në këtë rast ajo që është më së miri, e që vërtetë duhet të rrespektohet është që xhemati t’i japë përparësi imamit, gjë kjo që bëhet nëpërmjet heshtjes dhe dëgjimit gjatë kohës që imamin e lexon suren El-Fatiha, ngase siç thamë më lartë se të dëgjosh imamin kur ai e lexon suren El-Fatiha në namaz, është farz, e ska dyshim që njeriu me mendje të shëndoshë e dinë shumë mirë që farzi ka përparësi ndaj sunetit, pra krejt kjo shikuar nga një aspekt.
Aspekti tjetër është se se kur imami arrin tek ajetin:
“Veled-Dal-lin”, ti në atë çast nëse je duke kënduar suren El-Fatiha, atëherë nuk mund të thuash në të njëjtën kohë edhe fjalën “Amin!”, e që kështuqë i bie ti të ndahesh nga xhemati dhe të humbasësh një diçka që është shumë më e mirë se sa ajo që e pretendon.
D.m.th. Kjo është më e mira.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani