Pyetja:
A lejohet falja e dy rekateve për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-mesxhid) para namazit të Bajramit –menjëherë- apo jo?
***
Përgjigjja:
Themi: Personi duhet të fali namazin për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-meshid) e pastaj të ulet derisa të vij imami. Bazuar në përgjithësimin e fjalës së Profetit ﷺ: “Kur ndonjëri nga ju hyn në xhami, atëherë mos të ulet derisa të fal dy rekate.” Dhe namazgjaja (musal-la) ku falet namazi i Bajramit konsiderohet xhami.
Argument se ajo konsiderohet xhami është se Profeti ﷺ: “Urdhëroi gratë të dilnin për namazin e Bajramit dhe i urdhëroi gratë që ishin në ciklin mujor që t’i qëndrojnë larg namazgjazë.” D.m.th. namazgjasë ku falet namazi Bajramit.
Nëse ajo nuk do konsiderohej xhami, atëherë nuk do i ndalonte Profeti ﷺ nga hyrja në të.
A nuk e fali Profeti ﷺ namazin e Bajramit, ndërsa para dhe pas tij nuk fali asgjë?
Përgjigjja: Sigurisht. Por Profeti ﷺ kur hyri në namazgjanë e Bajramit filloi direkt namazin. Kështu që namazi i Bajramit vlen nga namazi për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-mesxhid).
Shejh Ibën Uthejmin, “Fetaua Nurun ala ed-Derb” vëll. 5
Përktheu: Unejs Sheme