Kur të ngrihem për syfyr, a mund të fal ndonjë rekat përderisa nuk ka hyrë koha e sabahut?
Përgjigjja:
- Lejimi i namazit: Po, mundesh të falësh edhe nëse vitrin e ke falur me teravitë pas jacisë, por ama në këtë rast do falësh çift.
- Rregulli i rekateve: Përderisa vitri është falur një herë, atëherë do falësh me rekate çift.
- Praktika e sahabëve: Dhe kjo, siç bënin shumë prej sahabëve, si mes tyre Ebu Bekri, po ashtu Ebu Hurejra e të tjerë, thonin që ne e falnim vitrin para se të flemë, dhe nëse zgjoheshim pastaj nga fundi i natës, shtonim rekate çift deri në ardhjen e namazit të sabahut.
/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/




