Pyetje: Kur u them shokëve “Pse nuk faleni?”, thonë: “Kështu e ka shkruar Zoti”. Ju lutem një përgjigje!

Përgjigjje: Kjo është përgjigje e shejtanit, ai është arsyetuar kështu para Allahut. Ai ka thënë: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë…” (Araf, 16/ Devijimin e tij ai ia ka atribuuar Allahut.

Përkundrazi, njeriu ka vullnet dhe dëshirë të veprojë, është i lirë të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes. E Allahu e ka shkruar për ty atë të cilën e ka ditur se ti do ta zgjedhësh ta veprosh.

Allahu kur i ka shkruar veprat e tua nuk t’i ka imponuar ato. Allahu nuk të ka bërë padrejtësi. Si ka mundësi që Allahu të të urdhërojë për faljen e namazit e pastaj të të devijojë dhe dënojë?! Kjo është akuzë ndaj Allahut për padrejtësi. Atij i takon drejtësia absolute.

Kjo mënyrë e arsyetimit është e atyre që mundohen ta justifikojnë vetveten apo devijimin e tyre.

U përgjigj: Hoxhë Lulzim Perçuku.