Pyetja:

Më falni për shqetësimin, veç desha t’ju pyes diçka, se nuk e dija kujt t’i drejtohem. Desha të di nëse një femrës i vijnë menstruacionet pasi që ka përfunduar koha e syfyrit (p.sh. në ora 10 në mëngjes) a duhet të agjërohet ajo ditë, a numërohet apo jo?

***

Përgjigjja:

Kurdo që një femrës që agjëron i paraqiten të përmuajshmet para se të perëndojë dielli (qoftë edhe pak momente para kohës së iftarit), detyrohet ta prishë atë ditë dhe ta kompensojë me ditë tjetër pas ramazanit.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku