Pyetja:
Kush e shpiki për herë të parë mevludin?
***
Përgjigjja:
Të parët që e shpikën ishin fatimitë në Egjipt në shekullin e katërt, pas kësaj në shekullin e shtatë nga Melik Erbil në Irak, pastaj u shpërnda tek muslimanët.
Dhe, siç thotë shejh Islam Ibn Tejmije, në librin “Iktida siratu el-musekim” shkaku i saj është:
1. Ose nga dashuria ndaj Profetit ﷺ, duke menduar se me këtë që shpikën është dashuri e përshtatshme;
2. Ose ndjekjen e të krishterëve, sepse ata festojnë lindjen e Isait.
Dhe çfarëdolloj shkaku të jetë, ai është bidat.”
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua lika el-babu el- meftuh”, 210.