■ Që dikush të quhet ndjekës i mirë i profetëve, duhet ta reformojë veten për t’u përputhur me mësimet e tyre.
Nëse ai nuk e bën këtë gjë, jo vetëm që nuk do të arrijë atë që ofron rruga e tyre shpëtimin në dynja dhe në ahiret por do të bëhet sebep për prishjen e saj.
Ja çfarë tregon historia për popujt e hershëm!

■ Romakët, kur deklaruan ndjekjen e Profetit Isa -alejhi selam-, mbartën me vete dy gjëra:

  1. Paganizmin, duke futur në fenë e tij elementet e idhujtarisë.
  2. Veset e tyre si: hasedi, urrejtja, konkurrimi në punët e dynjasë, etj.

Dhe atëherë u shfaq një fe e përzier, e cila nuk ishte më feja e Isait, alejhi selam.
Ajo, me këto ndryshime, nuk i ofronte më askujt as shpëtim e lumturi dhe as njohuri të sakta.

■ Kështu që, që dikush të jetë besimtar i mirë, kërkohet prej tij distancim nga zakonet e popujve dhe ndjekje e shembullit të sahabëve, të cilët, kur e përqafuan fenë e Zotit të ardhur nëpërmjet Muhamedit -alejhi selam-, u zhveshën krejtësisht nga idhujtaria.
Dhe atëherë Allahu tha për ta:
《I kënaqur ishte Allahu me ata dhe të kënaqur ishin ata me Atë》.
(Sure El-Bejjine)

/Hoxhë Dr Abdullah Nabolli/