Magjia në kohet hershme të injorancës ka qenë shumë prezente në mesin njerëzve dhe realizohej nëpërmjet kontakteve të njerëzve me shejtanët, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:
Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan. Ata u mësonin njerëzve magjinë
Sure El-Bekare: 102

Magjia dhe idhujtaria janë të pandashme, sepse si idhujtaria ashtu edhe magjia janë shpikur prej shejtanëve dhe ata e nxisin dhe e zhvillojnë këtë lloj dukurie.

Allahu i Madhëruar na ka përmendur në Kuran dy popuj idhujtar të njohur për magji: egjiptianët e lashtë të kohës së faraonëve dhe babilonasit e kohës së Sulejmanit -alejhi selam-

Shkëputur nga libri “Histori te bukura te rrefyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi-“.

 

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli