Pyetja:

A bën të pastrohen dhëmbët në mëngjes kur je duke agjëruar?

***

Përgjigjja:

Larja e dhëmbëve gjatë agjërimit nuk e prish agjërimin, nëse nuk depërton uji apo pasta në fyt, apo nëse nuk depërton pështyma në të cilën ka pastë dhëmbësh. Pastrimi i dhëmbëve me misvak gjatë agjërimit ka bazë në hadithe që transmetohen nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ.

Mirëpo larja e dhëmbëve me brushë duke përdorur pastën e dhëmbëve në esencë është e lejuar, por rreziku nga depërtimi i ndonjë gjëje në fyt është shumë evident. Prandaj, mënyra më e preferuar do të ishte që dhëmbët të lahen pas ngrënies së ushqimit në syfyr, kurse gjatë agjërimit nëse lahen dhëmbët, të lahen vetëm me brushë dhe ujë, pa përdorimin e pastës së dhëmbëve.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi