Pyetja:

Nëna ime është e sëmurë dhe, megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen e saj. Për këtë shkak, ajo shkoi te një magjistar, i cili kërkoi prej saj që të lahej me gjak dhie. Nëna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit për një gjë të tillë, veproi siç i tha ai. A është e lejuar kjo gjë? Nëse jo, ç’duhet të bëjë ajo për të shlyer atë që ka bërë?

***

Përgjigjja:

Shkuarja tek falltarët dhe magjistarët, për shërimin e sëmundjeve, apo besimi i fjalëve të tyre është një gjë e ndaluar. Madje, kjo vepër konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha. Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush shkon te një falltar dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzet ditë”. [1]

Kush shkon te një falltar apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit”. [2]

Larja me gjak është papastërti dhe e papëlqyeshme, andaj nuk lejohet shërimi me një gjë të tillë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka krijuar për çdo sëmundje ilaçin e saj, andaj përdorini ato për t’u kuruar, por mos u kuroni me diçka që është haram”.

“Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që i ka bërë haram”. [3]

Gruaja në fjalë duhet të pendohet sinqerisht dhe të mos e përsërisë më këtë gjë. Allahu thotë:

Pendohuni tek Allahu, të gjithë ju o besimtarë, nëse doni të shpëtoni.” (Nur: 31)

Shejh Ibn Bazi

——————————

[1] Muslimi

[2] Bezzari

[3] Bejhekiu