Pyetja:

Duaja (lutja) qe bëhet kur njeriu viziton varrezat, a është e kufizuar vetëm gjatë vizitës (se varrezave) apo përfshin dhe rastin kur njeriut i bie rruga kalimthi tek varrezat?

***

Përgjigjja:

Ajo që mendoj është se lutja mbetet e përgjithshme dhe nuk kufizohet me rastin e vizitës së varrezave. Kushdo që kalon pranë varrezave, është e pëlqyeshme që te lutet, sepse duaja është mjaft e dobishme. Këtë e përforcon më shumë, hadithi që përcjell Sead ibn Ebi Uekas i cili thotë: i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të kaloni pranë varrezave të qafirave thoni: Përgëzohuni me zjarr.” [1] Pra i Dërguari i Allahut ﷺ duanë (lutjen) e përgëzimit me zjarr ndaj qafirave, e lidhi me kalimin pranë varrezave te tyre, që do të thotë se në të njëjtën mënyrë bëhet lutje për mëshirë ndaj besimtarëve edhe nëse kalon pranë varrezave të tyre. Allahu e di më së miri.

Mesh’hur Hasen Al Selman

Perktheu: Fatjon Isufi

——————–

[1] Ibn Maxhe