Lutja që quhet “Zotëria i istigfarit”, lutja më e mirë e kërkim-faljes tek Allahu!

Arabisht:

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ
خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ
وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ
وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ
أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ
أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ
وَأَبُوءُ بِذَنْبِي
فَاغْفِرْ لِي
فَإِنَّهُ لا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلا أَنْتَ

Shqip:

“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje.

Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt,

do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, me sa të kem mundësi.

Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar!

Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua,

i pranoj mëkatet e mia,

prandaj më fal,

sepse mëkatet nuk mund t’i falë askush tjetër përveç Teje!”

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush e thotë gjatë ditës me bindje në të, e nëse vdes gjatë ditës para se të ngrysë, ai do të jetë nga banorët e xhenetit. E nëse e thotë gjatë natës i bindur në të, e vdes para se të gdhijë, ai do të jetë nga banorët e Xhenetit.”

(Shënon Buhariu)

/perladiturie/