Pyetje:

Nëse dikush nuk dëshiron ta mbajë hixhabin nga frika e kritikave të njerëzve, a konsiderohet kjo shirk apo rija (syefaqësi)? Ju lutem më sqaroni, sepse unë dua ta mbaj hixhabin pas dy vitesh, kur të diplomoj nga shkolla, por kam frikë nga paragjykimi i njerëzve, pasi këtu pothuajse askush nuk është fetar dhe nuk dua të bëhem jobesimtare.

Megjithatë, tani po vishem më me modesti, po i rregulloj më pak flokët, po vesh rroba më të gjera etj. A do të më shpërblejë Allahu për përpjekjen time për t’u bërë më modeste, apo kjo ende llogaritet shirk?

Përgjigje:

Falënderimi i plotë i takon Allahut…

Është obligim për ty që ta vendosësh hixhabin menjëherë, sepse është obligim për çdo grua muslimane. Nëse këmbëngul në zbulimin e vetes dhe heqjen e hixhabit i cili është mbulimi i kokës dhe i qafës  atëherë je duke e kundërshtuar Allahun e Madhëruar dhe po e ekspozon veten ndaj kërcënimeve të Tij.

Mosmbajtja e hixhabit nga frika e kritikave të njerëzve nuk është shirk (t’i shoqërosh Allahut ortakë), por është mosbindje dhe gjynah i madh.

Për më tepër, Allahu i Lartësuar është më i denjë që t’i frikësohesh Atij dhe të kesh kujdes nga dënimi i Tij. Allahu thotë:

“…Allahu e meriton më shumë se ata që t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!” 
(Kurani, 9:13)

Pa dyshim që gjynahu yt zvogëlohet duke e përmirësuar veshjen dhe duke e afruar atë me atë që kërkohet, por ti vazhdon të jesh në gjynah për aq kohë sa nuk i bindesh Allahut në të gjitha urdhrat e Tij dhe nuk e mban hixhabin ashtu siç Ai ta ka obliguar.

Allahu e di më së miri.

/Burimi: islamweb.net/