Pyetja:

Çfarë duhet të bëjë gruaja shtatzënë apo ajo që foshnjën e ka në gji, nëse ushqehen gjatë Ramazanit. Sa kilogram ushqim do tu mjaftonin për ta shpaguar këtë agjërim?

***

Përgjigjja:

Nuk i lejohet asnjërës në rastin e lartpërmendur që ta prishin agjërimin përveç nëse kjo është e nevojshme për to. Nëse nuk agjëron për shkaqe të arsyeshme atëherë obligohen me agjërim të më vonshëm duke i kompensuar ditët e tilla. Këtë gjë e përmend Allahu në Fjalën e Tij: “Kush është sëmurë apo në udhëtim atëherë le t`i kompensoj ato ditë.” (Bekare, 185)
Gruaja në njërën nga dy gjendjet e lartpërmendura është e njejtë në dispozita sikur i sëmuri.

Shejh Muhamed ibën Uthejmin, Fetva sijam, fq. 66, Xhemul musned

Përktheu: Lulzim Susuri