Pyetja:

Si duhet të themi kur harrojmë ndonjë sure: “E kam harruar suren” apo “Më iku nga mendja”? Dhe argumentin se për cfarë arsye thuhet e harrova apo më iku nga mendja?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut te Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut ,Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit , të vetmit që i takon adhurimi. Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin ﷺ dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

E në vijim:

Kur harrojmë ndonjë sure duhet të themi: “Më iku nga mendja” dhe jo “E kam harruar”, sepse i Dërguari ﷺ, ka thënë:

“Sa keq që vepron ndonjëri prej tyre kur thotë: ‘E kam harruar këtë e atë ajet’, por atij i ka ikur nga mendja.”

Shkaku që duhet të thuash më iku nga mendja dhe jo e kam harruar është se dijetaret kanë përmendur disa shkaqe një prej tyre është: kur thua e harrova kjo tregon moskujdesje ndaj Kuranit, sepse harresa nuk ndodh vetëm se atëherë kur njeriu nuk e përsërit atë dhe është i shkujdesur ndaj tij; po ta kishte lexuar shpesh do ta kishte mbajtur mend.

Kur njeriu thotë unë e harrova filan ajet ai vetëm se ka dëshmuar ndaj vetes së tij se është neglizhent, pra qortimi bie mbi lënien e kujtimit te tij, sepse kjo bën që ai ta harrojë këtë arsye e përkrah edhe Ibn Haxheri në librin “Fet’hul Bari”.

Sali Bardhoshi