Pyetje: Cilat janë ato porosi, këshilla për atë që ndjehet i dëshpëruar?
Përgjigje: Gjatë sprovave po ta dinim shpërblimin e madh që do ta marrim, nuk do dëshironim që sprova të kaloj shpejt nga ne. Ta varrosësh dhe ta fshehësh dashurinë në zemrën tënde është më e mirë se t’ia japësh atij që nuk e meriton; mos e humb durimin asnjëherë sepse gjërat e mira vijnë pas një durimi të bukur; realiteti është si drita që nuk mund ta fshehesh, pra të pajtohesh me atë që të ka ndodhur është gjysma e lumturisë, ngase e tëra është caktim nga Allahu. Besnikëria e ka veç një fytyrë kurse gënjeshtra ka shumë fytyra.
Hoxhë Sadullah Bajrami