Pyetja: 1
Si ti falë gruaja me perioda dy rekatet e ihramit dhe a i lejohet gruas të lexojë ajete nga Kurani famëlartë në vetvete apo jo?
***
Përgjigjja:
Së pari: duhet të dimë se ihrami nuk ka namaz sepse nuk ka ardhur nga Profeti ﷺ t’i ketë ligjëruar umetit të tij namaz për ihram as me fjalë, as me vepër dhe as me miratim.
Së dyti: kjo grua me perioda të cilës i kanë ardhur periodat para se të hyjë në ihram asaj i lejohet të hyjë në ihram sepse Profeti ﷺ e ka urdhëruar Esma bintu Umejs gruan e Ebu Bekrit radiallahu anhu ueanha kur u bë lehonë në Dhil-Hulejfe, të lahet dhe të hyjë në ihram dhe kështu edhe gruaja me perioda qëndron në ihramin e saj derisa të pastrohet pastaj bën tavaf në qabe dhe sa’jin.
Ndërsa fjala e saj: a lejohet të lexojë Kuran? Po, gruas me perioda i lejohet të lexojë Kuran kur e ka të nevojshme, apo për ndonjë interes ndërsa kur nuk e ka të nevojshme dhe nuk ka interes por vetëm thjeshtë për ibadet dhe afrim te Allahu më e mira është të mos lexojë.
Pyetja: 2
Një grua ka udhëtuar për në haxh dhe i kanë ardhur periodat që prej pesë ditësh nga udhëtimi i saj dhe pas mbërritjes së saj në mikat (vendi ku vishet ihrami) ka marrë gusl dhe ka bërë nijetin e ihramit pa qenë e pastër dhe pas mbërritjes së saj në Meke ka qëndruar jashtë haremit pa bërë asgjë nga punët e haxhit apo umras dhe pas qëndrimit dy ditë në Mina është pastruar dhe ka marrë gusl dhe ka kryer të gjitha punët e umras por asaj i vjen përsëri gjaku duke qenë në tavafin e ifadas të haxhit dhe ajo nga turpi i plotëson detyrat e haxhit dhe nuk e njofton përgjegjësin e saj veçse pas mbërritjes në shtëpi. Si është gjykimi i saj?
***
Përgjigjja:
Gjykimi i kësaj meselje është se nëse gjaku që ka parë në tavafin e ifadas është gjak periodash të cilin ajo e njeh nga natyra e tij dhe dhimbjet që e shoqërojnë, atëherë tavafi i ifadas nuk është i saktë dhe i duhet të kthehet në Meke për të bërë tavafin e ifadas dhe të bëjë nijet umra nga mikati dhe pasi të kryej umran me tavaf dhe sa’j dhe prerjen e flokëve, të kryej tavafin e ifadas. Ndërsa nëse gjaku nuk është gjak periodash por gjak normal që mund të dalë nga dyndja e madhe e njerëzve ose nga tmerri apo nga ndonjë arsye tjetër atëherë tavafi i saj është i saktë sipas atyre që nuk e bëjnë kusht pastërtinë për tavaf. Nëse nuk arrin dot të kthehet në rastin e parë kur është nga vende të largëta atëherë haxhi i saj është i saktë se ajo nuk ka mundësi të bëjë më shumë se sa ka bërë.
Pyetja: 3
Një grua me ihram me umra pas mbërritjes së saj në Meke i kanë ardhur periodat dhe kujdestari i saj është i detyruar të udhëtojë menjëherë dhe ajo nuk ka njeri në Meke atëherë si është gjykimi?
***
Përgjigjja:
Të udhëtojë me të dhe ta rrijë me ihram dhe të kthehet kur të pastrohet nëse ajo është nga arabia saudite sepse kthimi i saj është i lehtë, pa mund dhe nuk ka nevojë për pasaportë e nëse është e huaj dhe e ka të vështirë të kthehet atëherë ajo të shtrëngohet mirë të bëjë tavaf, sa’j, të shkurtojë flokët dhe të përfundojë umran e saj në atë udhëtim sepse tavafi i saj në këto kushte është i domosdoshëm dhe domosdoshmëria e lejon të ndaluarën.
Pyetja: 4
Ç’gjykim ka femra myslimane kur i vijnë periodat në ditët e haxhit, a i pranohet ai haxh?
***
Përgjigjja:
Nuk mund ti përgjigjemi kësaj pyetje derisa të dimë se kur i kanë ardhur periodat sepse disa punë të haxhit nuk i pengojnë periodat dhe disa të tjera i pengojnë. Tavafi nuk mund të kryhet veçse duke qenë e pastër kurse të tjerat mund të kryhen edhe me perioda.
Pyetja: 5
Një grua pyet: e kam kryer haxhin e detyrueshëm vitin e kaluar dhe i kam kryer të gjitha punët e haxhit përveç tavafit të ifadas dhe tavafit të lamtumirës sepse më penguan arsyet fetare dhe u ktheva në shtëpinë time në “Medinen e Ndritur”me qëllim që të kthehem një ditë për ta bërë tavafin e ifadas dhe tavafin e lamtumirës dhe për shkak të padijes time e kam prishur ihramin dhe i kam bërë të ndaluarat e tij. Kam pyetur për kthimin tim për tavaf dhe më kanë thënë se nuk pranohet prej teje sepse e ke prishur dhe ke detyrë një haxh tjetër vitin që vjen bashkë me një kurban lopë ose deve. A është kjo gjë e saktë? A ka ndonjë zgjidhje tjetër dhe cila është ajo? A është prishur haxhi im dhe a e kam detyrë përsëritjen e tij?
***
Përgjigjja:
Kjo është gjithashtu prej belasë që vjen nga fetvatë pa dije. Ti në këtë raste të duhet të kthehesh në Meke dhe të bësh tavafin e ifadas ndërsa tavafi i lamtumirës nuk është detyrë për ty përderisa ke qenë me perioda kur ke dalë nga Meka sepse gruaja me perioda nuk e ka detyrë tavafin e lamtumirës për shkak të hadithit të Ibn Abasit radiallahuanhu-: “Profeti ﷺ i urdhëroi njerëzit të lënë gjënë e fundit Qaben me përjashtim të gruas me perioda” dhe në transmetim tjetër: “të jetë gjëja e fundit në lidhje me shtëpinë e Allahut tavafi” dhe Profeti ﷺ kur u informua se Safija ka bërë tavafain e ifadas i ka thënë: “Le të largohet” dhe kjo tregon se tavafi i lamtumirës bie si detyrë në lidhje me gruan me perioda ndërsa tavafi i ifadas duhet patjetër. Ti përderisa ke prishur plotësisht ihramin në çdo gjë nga padija, kjo nuk të prish punë sepse i padijshmi kur bën diçka nga të ndaluarat e ihramit nuk ka përgjegjësi për shkak të fjalës së Allahut për duanë e besimtarëve: “O Allah mos na merr në përgjegjësi kur harrojmë dhe gabojmë” dhe Allahu ka thënë “E bëra” dhe fjala e tij gjithashtu: “Nuk ka gjynah për ju kur gaboni por kur e bëni me qëllim”. Pra, të gjitha të ndaluarat të cilat i ka ndaluar Allahu i madhëruar për atë që është me ihram kur i bën nga padija apo nga harresa apo nga i detyruar nuk ka përgjegjësi për to, por kur ikën arsyeja e tij duhet ta lejë menjëherë atë gjë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua El-Haxh”
Përktheu: Teuta Xeka