Pyetja:

Cili është vendimi (i sheriatit) për gruan e cila shkurton flokët e saja?

***

Përgjigjja:

Sa i përket shkurtimit të flokëve nga ana e gruas, për këtë së pari shikohet se
cili është motivi që e ka shtyrë atë në këtë vepër. Nëse ajo i shkurton flokët duke pasur
për qëllim përngjasimin me jobesimtaret dhe gjynahqaret, atëherë, në këtë rast nuk i
lejohet asaj që t’i shkurtojë ato. Por, nëse i shkurton ato që t’i lehtësojë ato (për shkak të
gjatësisë se madhe të tyre), apo për shkak të dëshirës (kërkesës) së burrit të vet, atëherë,
këtu nuk shoh ndonjë pengesë. Veçse është transmetuar në Sahihun e Muslimit, se gratë
e Pejgamberit, ﷺ, shkurtonin flokët e tyre gjer tek veshët (dhe jo më shumë).

Ish-muftiu i Arabisë Saudite, shejh Bin Baz

Përktheu: Zejd Haziri