Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimi
Papastërtia ndahet në dy lloje:
1• Papastërti Hukmije – e cila bie në një gjë të pastërt dhe e bën atë të papastërt.
Pastrimi nga papastërtitë hukmije realizohet me largimin e saj, larjen e saj apo me mënyra të tjera të pastrimit, siç është rasti i papastërtisë së urinës (e madhe apo e vogël) pastrimi nga e cila realizohet me larjen e saj.
2• Papastërti Ajnije – do të thotë që në vetvete është e papastër dhe nuk mundet të realizohet pastërtia e saj si mishi i derrit dhe bajga.
Pastrimi nga papastërtitë ajnije, nuk mund të realizohet, sepse ajo në vetvete mbetet e papastër, ashtu siç është rasti i papastërtisë së derrit.
Në varësi, se ku bie papastërtia ka edhe mënyrat për pastrimit të saj.
1. Nëse ndonjë papastërti bie në tokë, cila është mënyra e pastrimit të saj?
Pastrimi i saj realizohet në dy mënyra:
Mënyra e parë: Nëse p.sh urina bie në tokë, pastrimi i saj bëhet me larjen e saj, ashtu si Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam urdhëroi të sillej një kovë ujë dhe të derdhej sipër urinës së beduinit, i cili urinoi në xhami. Kjo mënyrë është e mjaftueshme nëse shpejton në pastrimin e tokës apo
vendit ku ka rënë urina.
Mënyra e dytë: Nëse lihet pa u pastruar dhe lihet derisa të thahet, ajo llogaritet e pastër, nëse largohet gjurma dhe papastërtia nga ai vend.
Argument për këtë kemi:
“Në kohën e Profetit sal-la Allahu alejhi selam, kishte qen që vinin në
xhami dhe urinonin, mirëpo Profetit sal-la Allahu alejhi selam asnjëherë
nuk ka urdhëruar që të hidhej ujë sipër urinës së qenve, sepse llogaritej se
vendi pastrohej me tharjen e saj.
- Për largimin e papastërtive mjafton vetëm një larje. Papastërtia largohet me largimin e erës dhe nëse nuk është e mundur kjo, atëherë largohet me largimin e gjurmës (ngjyrës) së papastërtisë.
Argument për këtë kemi hadithin:
“Kur një sahabije e pyeti Profetin sal-la Allahu alejhi selam, se ndonjëra prej nesh nuk ka vetëm se një rrobë të vetme, në të cilën bie gjaku i menstruacioneve, çfarë duhet bërë dhe Profeti sal-la Allahu alejhi selam e urdhëroi atë që ta fërkonte, ta lante, ta thante dhe pastaj ta përdorte edhe nëse do të mbeste gjurma e menstruacionit “.
2- Nëse kjo papastërti bie në enë, mjafton një larje për largimin e saj, me përjashtim të rastit të jargëve të qenit, ku duhet larë shtatë herë, herën e parë me dhe.
3- Çdo papastërti që mund të bjerë në këpucë , pastrimi i saj realizohet me fshirjen e saj për toke.
4- Disa mënyra për largimin e papastërtive nga rrobat:
- Siç u permend më lart, pastrimi i rrobës. nga gjaku i menstruacioneve realizohet me fërkim, larje dhe tharje.
- Sa i përket urinës së foshnjeve që ushqehen vetëm me qumësht gjiri, largohet me larje urina e foshnjes fëmër, ndërsa e foshnjes mashkull largohet me spërkatje me ujë.
Argument eshte hadithi: “Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka thënë: lahet rroba nga urina e foshnjes vajzë dhe spërkatet pak me ujë nga urina e foshnjes djalë “
- Medhiu largohet me fërkim dhe me hedhje të një grushti ujë.
Sehl ibën Hanif e ka pyetur Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam, se si të veproj, sepse kam sasi të madhe të medhiut dhe më bie në rrobat e mia? Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam i tha: të mjafton të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh atë mbi vendin ku ka rënë dhe ta fërkosh pak “.
- Sa i përket rrobës së femrës, për pjesën e fundme që prekë tokën, kemi hadithin e Ummu Selemes:
“Ummu Seleme ka pyetur Profetin sal-la Allahu alejhi ue selam, se ka prej grave që pjesën e fundme të rrobës e kanë shumë të gjatë dhe mund të ecë në vendet që mund të jenë të papastra, çfarë të bëjë, Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam ka thënë që e pastron atë dheu që vjen pas”. Do të thotë që toka është pastruese për pjesën e fundit të hixhabit, fustanit.
- Për largimin e papastërtive, a duhet të përdoret patjetër vetëm uji dhe a lejohet largimi i papastërtive të bëhet me gjëra të tjera?
Për këtë çështje dijetarët kanë dhënë dy mendime.
– Mendimi i parë është që patjetër duhet të përdoret vetëm uji dhe se nuk largohet papastërtia vetëm se me ujë.
Ky është mendim i Medh’hebit Malik dhe atij Ahmed dhe Medh’hebit të ri Shaffij. Për këtë, ata marrin për argument:
1- Ajeti kuranor ne te cilin Allahu thote:
“Dhe ju zbret juve nga qielli ujë që ju të pastroheni me të”.
2- Hadithin që Profeti sal-la Allahu alejhi selam urdhëroi për urinën e beduinit t’i hidhej ujë.
Shoukani e përkrah këtë mendim dhe thotë që duke qenë se uji është origjina për pastrimin e papastërtive dhe fakti që Allahu e ka zbritur nga qielli të pastër, nuk mund të përdorim diçka tjetër përveç ujit, vetëm nëse kjo argumentohet me argument fetar.
– Mendimi i dytë: është që lejohet pastrimi i papastërtive me çdo tjetër që e largon papastërtinë dhe nuk është e domosdoshme që të jetë vetëm uji.
Ky është mendimi i Medh’hebit të Ebu Hanifes, dhe një transmetim tjetër i Medh’hebit Malik dhe Ahmed dhe i Medh’hebit të vjetër Shafij.
Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Shejhul islam Ibn Tejmije dhe i Shejhut ibn Uthejmini rahimuLlah. Argumentet per kete mendim:
1. Fakti që uji është i pastër dhe pastrues, nuk do të thotë që patjetër duhet të përdoret vetëm ky dhe se nuk gjëra të tjera për pastrim.
2. Feja jonë ka urdhëruar për largimin e papastërtive me ujë vetëm në disa çështje të caktuara dhe nuk ka urdhëruar që të përdoret uji në të gjitha çështjet.
3. Feja jonë ka lejuar që disa papastërti të largohen edhe me gjëra të tjera përveç ujit, siç është p.sh rasti i pastrimit pas kryerjes së nevojës fiziologjike që bëhet me gurë apo me çdo gjë që mund ta largojë atë, pastaj pastrimi i këpucës me dhe (fërkim me tokë) dhe i rrobës së gjatë të femrës me pjesën tjetër të tokës.
Dhe ky eshte mendimi me i sakte, qe pervec ujit ka edhe gjera te tjera qe mund te perdoren per pastrim. Përveç ujit që largojnë papastërtinë janë edhe: dielli, era, fërkimi, letrat higjenike…etj.
Verejtje:
– Nuk lejohen të përdoren ushqimet dhe pijet për largimin e papastërtisë, sepse kjo konsiderohet shpërdorim i pasurisë, përveç në raste të domosdoshme.
– Ndërsa hadethi (i vogël apo i madh) nuk largohet përveç se me ujë, pra abdesi dhe gusli nuk kryhet me tjetër, vetëm se me ujë dhe në rast se nuk gjendet ujit, atëherë kalohet në tejemmum me dhe.
5- Pastrimi i pusit dhe gjalpit të kulluar dhe gjërave të ngashme me to :
“U pyet Profeti sal-la Allahu alejhi ue selam për një mi që kishte rënë në një enë me gjalpë të kulluar dhe ai tha: Nxirrne miun dhe hidhne pjesën e gjalpin përreth vendit ku ka rënë miu, ndërsa pjesën e mbetur mund ta hani, sepse llogaritet e pastër. (Muttefekun alejhi)
Të gjithë dijetarët kanë mendim unanim, se nëse një kafshë e ngordhur bie në një enë që ka ushqim me përmbajtje të ngurtë, atëherë duhet hedhur vetëm pjesa që ka prekur kjo kafshë dhe pjesa përreth.
6- Pastrimi i gjërave me sipërfaqe të lëmuara, nga papastërtitë siç janë: pasqyrat, pllakat etj mund të pastrohen vetëm me fshirje.
Përgatiti: Adelina Kuçana Allkoçi